Bashkësia Islame e Maqedoisë i ka dhëne mbështetje të plotë iniciativës qytetare për ndërtimin e xhamisë në lagjen Shkup-Veri të komunës së Butelit. Nga ky institucion fetar thonë se kanë njohuri për rrethimin e lokacionit me rrjet të gjelbërt ku parashikohet të ndërtohet xhamia, duke shtuar se këtë nismë do ta realizojnë deri në fund me qëllim të përmbushjes së këresave dhe nevojave fetare të banorëve të kësaj pjese.
“Qëndrojmë pas kërkesave të atij këshilli dhe ai këshill është pjesa e jonë, ndërsa nevoja është komplet e Islamit dhe të myslimanëve në atë vend ku jetojnë. Unë kam bindje se do të hasim në mirëkuptim dhe nuk do të lejohet të keqkuptohet ajo iniciativë sepse nuk ka tendencë uzurpimi, nëse dikush është viktimë e uzurpimit jemi ne. BFI-ja do të qëndrojë deri në fund ne jetësimin e asaj nevoje të popullatës myslimane” – deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.
Iniciativa qytetare tashmë është dorëzuar edhe në komunën e Butelit për të cilën ka njohuri edhe vet kreu i saj Petre Llatinovski. Ky i fundit tha për Alsat se nuk është kundër ndërtimit të objekteve fetare por është kundër ndërtimit në lokacionin që tashmë kanë rrethuar pa leje persona të panjohur.
“Momentalisht, më planin detal urbanistik nuk ekziston mundësia për ndërtimin e një objekti fetar, në vendin ku dikush i panjohur ka rrethuar vendin në fjalë. Para 5 vjetësh, nga ana e qytetarëve kishim iniciativë që të njëjtin vend ta shndërrojmë në vend parkim. Ajo që dua ta theksoj është se shumë qytetarë të lagjes Shkup-Veri më janë paraqitur këtyre ditëve të cilët janë kundër ndërtimit në atë vend, jo kundër ndërtimit të xhamisë, edhe unë si kryetar komune nuk jam kundër ndërtimit të një objekti fetar por jo në atë vend. Shpresoj që me një procedurë ligjore duhet të fillojmë në mënyrë ligjore dhe legale ta zgjidhim këtë çështje lidhur me ndërtimin e një objekti fetar” – deklaroi Petre Llatinovski, kryetar i Butelit.
Ditë më parë një grup qytetarësh të kësaj lagjeje kanë ngritur iniciativë për ndërtimin e një xhamie te re në lagjen Shkup – Veri. Xhamia parashikohet të ndërtohet në një hapësirë të vogël dhe të papërshtatshme parkimi. Organizatorët thanë se kanë mbledhur 910 nënshkrime nga banorët e kësaj lagje të cilat i janë i janë dorëzuar Komunës së Butelit si propozim, që në ato pak metra hapësirë të ndërtohet një xhami.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...