Bashkësia Fetare Islame (BFI) gjatë ditës së djeshme nën udhëheqjen e u.d të kryetarit të BFI-së, Shaqir Fehtahu mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua dhe u vendos për disa pika.
“-Shpall zgjedhjet për Reisul Ulema të BFI në RMV dhe formoi rregulloren dhe caktoi Komisionin Zgjedhor i cili do të merret me kushtet dhe datën e zgjedhjeve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BFI-së.
Ndryshe, kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu është ushtrues detyre që kur nga BFI-ja u shkarkua ish-kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Njoftim për mediumet:
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mërkurën më 11.11.2020, nën udhëheqjen e u.d. Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të plotë, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat më të rëndësishme ishin:
-Miratimi i të gjitha raporteve të sektorëve të ndryshme të Rijasetit
-Emërimi i koordinatorëve në postin e myftinjve dhe atë: Koordinatori i Myftinisë së Shtipit Nasir ef. Rexhepi, emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Shtip, Koordinatori i Myftinisë së BFI Dibër, Reshat ef. Kaçallniku emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Dibër, Koodinatori i Myftinisë së BFI Manastir, Amit ef. Rasimi emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Manastir dhe Koordinatori i Myftinisë së BFI Kërçovë, Qamil ef. Rushiti, emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Kërçovë.
-Shpall zgjedhjet për Reisul Ulema të BFI në RMV dhe formoi rregulloren dhe caktoi Komisionin Zgjedhor i cili do të merret me kushtet dhe datën e zgjedhjeve.
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...