Me këtë vrull të ndërtimit, jo vetëm që hapësirat e gjelbra do të zvogëlohen, por edhe do të humbin tërësisht. Vet analizat për numrin e vdekjeve, sëmundjeve etj.. që janë edhe me të theksuara për shkak të problemit me ndotjen e ajrit, mjaftueshëm flet se sa e gabueshme është kjo politikë dhe sa e gjithë kjo shkon në dëm të qytetarëve, thonë eko-aktivistë për gazetën KOHA
Në 15 vitet e fundit qytetarët e qytetit të Shkupit janë dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha urbanistike, veçanërisht në hapësirat publike në vendbanimet e tyre. Në të shumtën e rasteve këto ndryshime bëhen në llogari të hapësirave të gjelbra. Më shumë parqe të vogla midis blloqeve të ndërtesave në më shumë komuna të Shkupit janë shndërruar në parcela ndërtimi në të cilat në vend të drunjtëve u “mbollën” objekte afariste, administrative apo blloqe ndërtesash. Në raste të caktuar si investitorë paraqiten institucione publike nga pushteti qendror, të cilët më pas nuk e kompensojnë më pas pjesën e dëmtuar të gjelbër.
Jane Dimevski kryetar i Organizatës ekologjike “Grin Box” thekson se me këtë vrull të ndërtimit jo vetëm që hapësirat e gjelbra do të zvogëlohen, por edhe do të humbin tërësisht.
“E gjithë hapësira e gjelbër dhe publike e qytetarëve po humb në llogari të ndërtimit të pallateve. Pra, në vazhdimësi po ndërtohet, pa limit. Deri më tani si qytetarë, si bashkësi kemi humbur, si eko-sistem i qytetit kemi humbur hapësirë të konsiderueshme gjelbërimi. Me këtë vrull të ndërtimit jo vetëm që hapësirat e gjelbra do të zvogëlohen, por edhe do të humbin tërësisht. Vet analizat për numrin e vdekjeve, sëmundjeve etj., që janë edhe me të theksuara për shkak të problemit me ndotjen e ajrit, mjaftueshëm flet se sa e gabueshme është kjo politik dhe sa e gjithë kjo shkon në dëm të qytetarëve. Megjithatë unë mendoj se e gjithë kjo tanimë ka hyrë në një cikël në të cilën janë të kyçur edhe të gjitha partitë politike dhe të gjithë subjektet administrative, në kuptim të atyre lokale etj., në një sistem nga i cili ato financohen dhe nuk është e lehtë të ndërpritet. Ndërsa vet njerëzit, investitorët të cilët i ndërtojnë ato ndërtesa në të shumtën e rasteve paraqiten edhe si donator të partive politike. Kështu që kemi një rreth të tillë që vështirë që mund të ndërpritet”, deklaroi Dimevski për gazetën KOHA.
Ai mendon se kjo nuk është çështje vetëm se ekologjike dhe ambientaliste, por këtu duhet të kyçet edhe Komisioni për anti-korrupsion, me qëllim të hulumtimit se si disa njerëz shumë lehtë marrin leje ndërtimi. Edhe Nenad Koçiç, nga Organizata Ekologjike “Villa Zora” thotë se nëse i shihni vetëm të ardhurat nga tatimet që lidhen me ambientin jetësor, do të vëreni që vetëm në vitin 2015 (rezultate më të reja nuk ka), ato janë për 16 herë më të mëdha se sa vlera e buxhetit që i është përcaktuar Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Natyrisht! Ndërtimet e pakontrolluara kanë ndikim mbi ambientin jetësor. Ndotin ajrin, ndikon në qarkullimin e ajrit dhe zvogëlohet lëvizja e ajrit. Duke krasitur drunjtë, dëmtohet gjelbërimi me qëllim që të krijohet mundësi për betonizim”, deklaroi për gazetën KOHA, Koçiç.
Ndërkohë në katër muajit e kaluar pasi që u promovua Kadastra e shumë pritur e gjelëbërt nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP, janë regjistruar 65.844 drunjtë dhe 28.395 shkurre në hapësirat e gjelbra të qytetit. Por, në ueb faqen e Kadastrës së gjelbërt ende po qëndron statistika e njëjtë dhe nuk ka ndryshime. Nga Qyteti i Shkupit thonë se për shkak kompleksiteti të punës, aktivitetet realizohen në etapa.
“Deri më tani janë realizuar aktivitetet për incizime gjeodike të hapësirave të gjelbra, drunjtëve, shkurreve dhe infrastrukturës së parqeve. Është hartuar aplikacion për kontroll dhe drejtim më hapësirat e gjelbra publike në territorin e Qytetit të Shkupit. Me incizimin gjeodik është përfshirë hapësirë e gjelbër prej 650 hektar”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Nga atje paralajmërojnë se në fazën e ardhshme është planifikuar incizimi i hapësirave të gjelbra të institucioneve që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, ndërmarrje publike, institucione, shkolla të mesme etj. Sipas të dhënave nga Enti shtetëror i statistikës në muajin Mars të vitit 2019 janë dhënë 277 leje ndërtimi, që është për 56.5% më shumë në raport me muajin e njëjtë të vitit 2018. Sipas lejeve të dhëna – është paraparë që të ndërtohen 276 ndërtesa, më hapësirë të përgjithshëm prej 28520 metra katror.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën