Në institucionin Avokati i Shtetit ka lëndë të pa zgjidhura të cilat datojnë që nga viti 2000 dhe ende nuk kanë epilog, ndërsa rasti me i vjetër civil daton që nga viti 2004 dhe ende është në procedurë.
Pas betimit të gjashtë avokatëve të rinj shtetëror, i pari i këtij Institucioni Fehmi Stafa shpreson se mund të arrijnë të zgjidhin edhe rastet që janë të vjetra po aq sa edhe vet Institucioni Avokat i Shtetit.
“Sot Institucioni Avokati i Shtetit pasurohet edhe me 6 avokatë të rinj shtetërorë. Me këtë përforcim shpresoj se avokatura shtetërore do të rrisë kapacitetet për zgjidhjen e kontesteve, ku disa prej rasteve janë po aq të vjetra sa ky institucion”, deklaroi Stafa.
Ndër problemet me të cilat ballafaqohet ky Institucion është edhe mungesa e evidencës elektronike, gjë që u pamundëson të kenë të dhëna të sakta për atë se sa lëndë ka fituar apo ka humbur shteti kundrejt personave juridik apo privat.
Avokati i shtetit, Stafa thotë se me kërkesë të tij tashmë ka filluar të bëhet aplikimi i një sistemi elektronik dhe në procedurë e sipër është regjistrimi i të gjitha të dhënave. Ky sistem pritet që të vihet në funksion në rreth muajit maj. Në bazë të raporteve vjetore të këtij Institucioni rezulton se gjithsej në 4 vitet e fundit janë shqyrtuar rreth 900 mijë raste, prej të cilave 212.855 në vitin 2018. Numri i rasteve të shqyrtuara për vitin 2018 për zonën e Shkupit është 55059.
Gjithsej në Maqedoni ka 35 Avokatë të Shtetit, ndërsa 12 prej tyre janë për zonën e Shkupit.
Pesë nga 6 avokatët e rinj të emëruar sot, tre prej të cilëve janë shqiptarë, do të veprojnë në zonën e Shkupit, ndërsa një në zonën e Kumanovës./AlsatM/
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...