Ministri i financave, Fatmir Besimi, sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar dhe ekipin nga Delegacioni i BE-së në Shkup.
Ambasadori Zhbogar përgëzoi ministrin Besimi për zgjedhjen e tij në dikasterin e Financave dhe i uroi atij sukses në punë.
Ministri Besimi e falënderoi atë për mbështetjen e deritanishme dhe kontributin e tij të veçantë në proceset drejt rrugës euro-atlantike të vendit dhe i uroi suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale.
Në takim u diskutua për mbështetjen e dhënë nga BE në të kaluarën në kushtet e Pandemisë me Covid 19, përmes disa instrumenteve të vëna në dispozicion nga BE për Republikën e Maqedonisë Veriore, siç është Instrumenti i BE-së për Rezistencë Sociale dhe Ekonomike në vlerë prej 50 milion, për të cilat Marrëveshja Financiare pritet të nënshkruhet deri në fund të Shtatorit, e cila do t’i vë fondet në dispozicion menjëherë pas nënshkrimit.
Gjegjësisht, 40 milion euro do të drejtohen drejtpërdrejt për të mbështetur sektorin privat përmes Bankës për Zhvillim të Republikës së Maqedonisë Veriore në formën e një linje kreditore pa interes si dhe fondeve të grantit për të mbështetur punësimin e të rinjve përmes Agjencisë së Punësimit. Gjithashtu, një pjesë e këtyre fondeve në vlerë prej 10 milion euro do të drejtohet për të mbështetur sektorin e shëndetësisë dhe mbështetjen në procesin e afrimit të vendit me standardet evropiane.
Në të njëjtën kohë, ata biseduan për mbështetjen makro-financiare nga BE-ja në vlerë prej 160 milion euro për të cilat Republika e Maqedonisë Veriore tashmë ka lidhur marrëveshjet e nevojshme dhe ka dërguar një kërkesë për tërheqjen e këstit të parë në vlerë prej 80 milion euro dhe e cila pritet të arrijë deri në fund të këtij muaj.
Ministri Besimi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin aktual që Ministria e financave ka me delegacionin e BE-së në Shkup, posaçërisht për mbështetjen në implementimin e Programit të Menaxhimit të Financave Publike për të cilin BE-ja ka ndarë 18.6 milion euro dhe që po implementohet. Në të njëjtën kohë, ata biseduan për projektet aktuale që implementohen me ndihmën e BE-së brenda ministrisë me qëllim të forcimit të funksioneve për planifikimin e buxhetit, ekzekutimin dhe kontrollin e brendshëm, si dhe përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe politikave tatimore dhe doganore.
Ambasadori Zhbogar theksoi rolin e Ministrisë së financave si një lidhje kyçe në sistemin për zbatimin e projekteve IPA dhe vuri në dukje se në të ardhmen ne duhet të punojmë në ndërtimin e kapaciteteve shtesë në mënyrë që të tërheqim më mirë fondet nga instrumenti IPA.
Në takim, të dy palët konfirmuan angazhimin e qartë të Republikës së Maqedonisë Veriore për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...