Plani për rimëkëmbje nga Covid kriza dhe rritja e përshpejtuar ekonomike, Plani ekonomik-investues për Ballkanin Perëndimor dhe Plani për Tregun e Përbashkët Rajonal, zbatimi i të cilit do ta transformojë rajonin, që do të mundësojnë ekonomi më bashkëkohore, më të gjelbër dhe më digjitale dhe lidhje më të mirë me tregun e vetëm të BE-së, ishin temë e diskutimit ndërmjet ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe Komesarit për politika fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, që u mbajt në Bruksel.
“Të udhëhequr nga Plani ekonomik-investues i BE-së, e rishikuam listën e vetme të projekteve duke vendosur prioritete ndërmjet projekteve kryesore infrastrukturore, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit”, theksoi ministri Besimi, duke shtuar se në kuadër të planit ekonomik-investues, vendi do të aplikojë për mbështetje teknike dhe grante për projekte infrastrukturore, të cilat janë pjesë e listës së vetme të projekteve.
Në kuadër të kësaj janë duke u bërë përpjekje për të parashtruar një kërkesë për grant investues për bashkëfinancimin e aksit hekurudhor Kriva Pallankë-Deve Bair, me çka do të sigurohen mjete për financimin e pjesës lindore të hekurudhës së Korridorit 8, ndërsa do të aplikohet edhe për grant investues për bashkëfinancimin e stacionit për spastrim Shkup, me ç’rast hapet mundësia për uljen e huave.
Plani ekonomik-investues i BE-së u mundëson vendeve të Ballkanit Perëndimor qasje në grantet evropiane në vlerë prej 9 miliardë eurove, si dhe planifikohet të sigurohen edhe 20 miliardë euro investime tjera shtesë.
Edhe sipas parashikimeve më konservatore të KE-së, zbatimi i planit të investimeve mund të nxit rritjen në vendet e Ballkanit Perëndimor më së paku për 3.6 pikë përqindje.
Është shumë e rëndësishme të krijohen të gjitha kushtet për rimëkëmbjen nga kriza së bashku me Ballkanin Perëndimor, ndërsa pakoja e investimeve është në zemër të këtij plani.
Pakoja e investimeve përfshin projekte në fushat kryesore si transporti, energjia, mjedisi jetësor, ekonomia digjitale dhe investime te të rinjtë dhe në sektorin privat.
Gjithashtu në këtë takim, ministri theksoi se Qeveria është e përkushtuar të rrisë shfrytëzimin e IPA fondeve përmes propozimit të projekteve të përgatitura mirë, të cilat mund të fillojnë të zbatohen lehtë dhe në kohë të shkurtër.
Të dyja palët arritën në përfundim se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ka rëndësi kyçe për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA