Me rritjen e kursimeve në kushtet e pandemisë këtë vit është shënuar Dita Botërore e Kursimit nën organizimin e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë dhe Fondi i Sigurimit të Depozitave.
“Ditën e kursimit këtë vit e manifestojmë në kushte specifike. Po luftojmë me pasojat e një virusi të panjohur, jo vetëm në planin shëndetësorë por edhe në atë ekonomik. Ne luftojmë për çdo jetë, por edhe për mbijetesën e çdo subjekti afarist, në secilin vend të punës, edhe në kushte të tilla të shënojmë Ditën e kursimit me arritje që janë për respekt”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike, gjithsej depozitat regjistruan një rritje vjetore prej 6.1 për qind.
“Që nga shtatori, depozitat totale të qytetarëve regjistruan një rritje vjetore prej 6.1%, ndërsa depozitat totale të kompanive regjistruan një rritje vjetore prej 8%. Ky është një sinjal i mirë që besimi në sistemin bankar është në një nivel të lakmueshëm ”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi duke shtuar se kursimet në denarë janë më të larta se kursimet në valutë, ku pjesa e depozitave në denarë në gjithsej depozitat, me 30.09.2020 viti janë 52.3%.
Trendi pozitiv i kursimeve u pasua nga një rritje e huadhënies. Kredia për qytetarët dhe ndërmarrjet u rrit me 7.3% në bazë vjetore. Kështu, kredia për individë u rrit me 9.5% dhe sektori i korporatave u rrit me 5.2%.
“Në kushtet e krizës shëndetësore të ndjekur nga kriza ekonomike, siguria dhe stabiliteti i sektorit bankar si një segment dominues i tregut financiar që luan një rol kryesor në mbështetjen e ekonomisë, është një përparësi kryesore në fushën e financave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore”, vlerësoi ministri.
Ai informoi se aktualisht ekipet e Ministrisë dhe Bankës Popullore janë duke punuar në disa ligje që synojnë forcimin e mëtejshëm të sigurisë dhe stabilitetit të sektorit bankar.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...