Sivjet, sfidat kryesore që do të ndikojnë në projeksionet e rritjes ekonomike, sipas Besimit, janë kriza energjetike dhe çmimet në tregjet evropiane.
Ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Besimi thotë se rritja e pagës minimale nuk nënkupton vetëm rritje të njëhershme të pagës minimale, por se përmes metodologjisë së re për harmonizimin e pagës minimale propozohet një zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme.
“Rritja e pagës minimale nga 15.200 denarë në 18.000 denarë është rritje e njëhershme e pagës minimale me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare. Por ajo që është thelbësore është se është një zgjidhje sistematike përmes një metodologjie të re për harmonizimin e pagës minimale me 50 për qind të rritjes së pagës mesatare dhe 50 përqind e përqindje së indeksit të jetesës”, tha Besimi në një intervistë për “Agjenda 35” në TVM.
Pritet, thotë Besimi, që kjo të ndikojë në rritjen e produktivitetit, si dhe në konkurrencën e ekonomisë.
Kjo, vlerëson ai, është një masë që plotëson masat e marra për të mbështetur ekonominë, për të forcuar kapitalin njerëzor dhe konkurrencën dhe rrjedhimisht ritmet e rritjes. /telegrafi
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok