Kompania “Besa Trans – Shkup” përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Bullgari.
Nga kjo kompani theksojnë se janë në bashkëpunim me organet kompetente në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari për të gjetur shkaqet e aksidentit ku humbën jetën 46 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar.
Më poshtë keni telegramin e plotë.
“Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë populliin pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup”. Kompanija esht ne bashkpunim me organet kompetente te R. Bulgaris dhe R.V.Maqedonis me qellim qe te zbulohen hetimet sa me shpejt. Zoti qofte me Ju dhe familjet e viktimave, për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat ti shpërblej me parajsë. Qofshim nën mbrojte te Zotit”, thuhet në fund të njoftimit.
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu