Lëvizja Besa dhe Aleanca Për Shqiptarët ende nuk kanë vendosur nëse do të jenë pjesë e qeverisë me LSDM-së.
Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani për Shenja tha që vendimi i kryesisë së partisë tyre varet nga veprimi i presidentit Ivanov, nëse do të rishqyrtoj vendimin për dhënien e mandatit, partisë e cila siguroi nënshkrimet e 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.
Ndërsa sa i takon qeverisjes së Zevit, Murtezani tha se qeveria mund të formohet edhe pa pjesëmarrjen e Lëvizjes Besa dhe se ato to të bashkëqeverisin vetëm nëse mandatari i ri do ju bëjë ndonjë ofertë për pjesëmarrje në qeveri.
“Numrat për formimin e qeverisë i kanë LSDM, BDI dhe Aleanca. Në rast se mandatari i ardhshëm na dërgon ndonjë ofertë për pjesëmarrje në qeveri, atëherë konform asaj oferte organet e Lëvizjes Besa do marrin vendim.
Aktualisht po presim si do zhvillohet situata më tej dhe në radhë është presidenti, të shohim a do e tërheq vendimin e tij dhe të shohim nëse do e jep mandatin ose jo. Aktualisht nuk ka ndonjë vendim tjetër të kryesisë së partisë, pos atij për dhënien e nënshkrimeve për formimin e shumicës parlamentare”, deklaroi për Shenja, Murtezani zëdhënës i Lëvizjes Besa.
Nga ana tjetër edhe Alenca Për Shqiptarët akoma nuk ka vendosur se cili do të jetë hapi i ardhshëm sa i takon qeverisjes së LSDM-së. Nga LR PDSH, njëra prej 3 partive në këtë koalicion, thanë për televizionin Shenja se kryesia e partisë akoma nuk ka sjellë një vendim për pjesëmarrje në Qeveri.
“Kryesia e LR-PDSH-së ende nuk është mbledhur, për të biseduar për këtë çështje. Deri më tani, nuk kemi diskutuar dhe nuk kemi marrë ndonjë vendim si parti”, thanë nga LR-PDSH.
Ndërkaq, mbrëmë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani para mediave deklaroi se partia e tij ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë me LSDM, sepse me këtë vendim thonë ata, respektojnë vullnetin e shqiptarëve.
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror