Bordi i drejtorëve të Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) e miratoi Strategjinë për Maqedoninë e Veriut për angazhimin e tyre në vend për periudhën prej vitit 2019 deri vitin 2024, informojnë nga Banka.
Sipas strategjisë, prioritetet strategjike të BERZH-it për pesë vitet e ardhshme në vend janë përkrahja e konkurrencës përmes përmirësimit të sinxhirëve të vlerave, mbindërtimin e shkathtësive të fuqisë punëtore dhe përforcimin e menaxhimit, përforcimin e integrimit rajonal, lidhje “e butë” dhe përkrahje e afrimit ndaj BE-së dhe përkrahje të tranzicionit drejt ekonomisë së gjelbër përmes kombinimeve më të qëndrueshme energjetike dhe efikasitet më i madh i resurseve.
“Mundësitë për përshpejtimin e integrimit në institucionet euroatlantike, posaçërisht afrimin drejt BE-së, vazhdojnë të jenë shtyllë kyçe për reforma strukturore dhe faktor i stabilizimit”, thuhet në dokumentin dhe theksohet se lidhjet e përmirësuara me Greqinë dhe fqinjët tjerë “kontribuojnë për besimin e rritur të investitorëve”.
Në bankë përkujtojnë se rritja reale e BPV në vitin 2018 në vend ka qenë 2,7 për qind, ndërsa në vitin 2019 parashikohet të rritet në tre për qind, si rezultat të rritjes së fuqishme të eksportit dhe rikuperimit të konsumimit, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.