Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq deklaroi sot se zyra e Odës Ekonomike të Serbisë në Izrael është e gatshme dhe shtoi se po kërkohet një moment i përshtatshëm për të udhëtuar në atë vend në mënyrë që të zyrtarizojë fillimin e punës së kësaj zyreje.
Ajo theksoi se hapja e zyrës në Jeruzalem u dakordua me marrëveshjen e Washingtonit dhe shtoi se Serbia po përmbush ato që kishte nënshkruar në atë dokument.
“Ne qëndrojmë prapa marrëveshjes që kemi nënshkruar dhe prapa nënshkrimeve tona dhe vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit, pavarësisht nga ndryshimi në administratën amerikane”, tha Bërnabiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se deri ku ka arritur zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e bardhë.
Bërnabiq theksoi se bisedoi me ambasadorin amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, dhe deklaroi se një datë e përshtatshme dhe një moment i përshtatshëm po kërkohen në këtë pandemi në mënyrë që të vizitojnë Izraelin dhe të hapin zyren, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ajo thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me të dërguarin special të Donald Trumpit për dialogun, Richard Grenell dhe shprehu shpresën se ai do të vizitojë Serbinë përsëri, ose si i dërguar ose ndoshta privatisht.
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj