Bërnabiq për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues

14:42 | 18 Prill 2024
R J

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka përshenjur ndalimin e pjesëtareve të policisë së Kosovës, duke thënë se po cenojnë rendin kushtetues të Republikës së Serbisë.

Edhe pse tha se nuk është në dijeni për detajet, Brnabiq i ka bërë thirrje policisë që të vazhdojë punën e saj.

“Mund të lavdëroj anëtarët e MPB-së. Këta njerëz po minojnë rendin kushtetues të Republikës së Serbisë. Kështu duhet, thjesht lërini të vazhdojnë. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk reagon prej vitesh për gjithçka që bën Albin Kurti”, tha Brnabiq.

Ajo tha se pres lëvdata nga bashkësia ndërkombëtare për veprim të Ministrisë së Punëve të Brendshme te Serbisë, si dhe për prokurorinë dhe të gjitha institucionet përkatëse.

Duke komentuar nëse këto arrestime janë të lidhura me paralajmërimin e presidentit te Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që “të gjithë ata që shkelin rendin kushtetues të Serbisë do të ndiqen penalisht, arrestohen dhe ndiqen nga autoritetet serbe”, tha Brnabiq.

“Unë supozojë që njerëzit më në fund iu përgjigjën apeleve për të mbrojtur rendin kushtetues të Serbisë”, tha ajo.

Vuçiq njoftoi masat si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të serbit të Kosovës Sreqko Sofronijeviq, për “shkeljen e rendit kushtetues të Kosovës”.

Duke folur për votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Brnabiq tha se në Strasburg bëhet një luftë parlamentare dhe se me këtë duhet të merret Serbia dhe jo për zgjedhjet lokale.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, këtë ka komentuar duke paralajmëruar se zgjedhjet lokale do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet në Beograd, më 2 qershor.

Edhe kësaj radhe ajo, si zyrtar tjerë serbë, ka përsëritur se “situata në të cilën ndodhet Serbia është jashtëzakonisht e vështirë, ndërsa presionet janë të përditshme, të shumëllojshme dhe të vazhdueshme”./rtk

Të ngjashme