Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se puna si shefe e Qeverisë ka dalë të jetë shumë më e vështirë se që e ka menduar.
Në një intervistë të fundvitit për të përditshmen serbe “Politika”, Bërnabiq ka folur edhe për çështjen e Kosovës, anëtarësimin e vendit të saj në BE dhe ndërlidhjen e këtyre dyjave së bashku.
“Rruga për në Bruksel përmes njohjes së Kosovës dhe sanksionet për Rusinë për ne janë krejtësisht çështje të mbyllura. BE është drejtimi ynë strategjik, por jo me çdo kusht”, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, transmeton Koha.net.
Ajo tha se Serbinë e sheh mirë dhe se e di çfarë duhet bërë.
“Kam përkrahje të madhe nga Presidenti i Republikës”, tha ajo./Koha.net/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...