Bërnabiq mandatohet për kryeministre të Qeverisë së re serbe

12:50 | 27 Gusht 2022
L G

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mandatuar Ana Bërnabiqin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë.

Vuçiq gjatë një konference për media në Beograd deklaroi se vendimin për mandatarin e ri të qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar, transmeton Klankosova.

Mes tjerash, Vuçiq bëri të ditur se Bërnabiq nuk do të jetë kryeministre për një mandat të plotë pasi paralajmëroi ndryshime në qeveri më 2024.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme