Bërnabiq letër kryeministrave të botës, ankohet për taksën doganore të Kosovës

17:41 | 8 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kërkoi në mbledhje e sotme të qeverisë që teksti si ankesë për sjelljet e Kosovës t’i dërgohet kryeministrave të të gjitha vendeve të botës.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka kërkuar sot në mbledhjen e qeverisë që kjo letër t’i dërgohet sa më parë të gjithë kryeministrave të të gjitha vendeve të botës, për të vënë në dukje vendimet dhe sjelljet e Kosovës që sipas saj po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton lajmi.net

Sipas njoftimit për shtyp, qeveria serbe dëshiron të tërheqë vëmendjen dhe të lajmëroj vendet e tjera për shkeljet e Prishtinës ndaj të gjitha marrëveshjeve të arritura.

“Me qëllim dhe drejtpërdrejt demolon atmosferën e dialogut”, është shprehur Bërnabiq duke iu referuar vendimeve të fundit të Kosovës për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Vlen të theksohet se së fundmi edhe Austria është shprehur kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj importit të produkteve serbe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme