Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur hapur për arsyen pse Aleksander Vuçiq ka krijuar Listën Serbe.
Brnabiq ka thënë se me një veprim të tillë, Vuçiq ka arritur të unifikojë serbët dhe ta heq nga përdorimi terminologjinë politike “dy palët”.
Ajo thekson se një veprim i tillë i presidentit serb ka nxitur zemërim tek shqiptarët, derisa shton se një gjë të tillë arrijnë ta bëjnë rrallë politikanë.
“Ai (Vuçiq), i vendos gjërat në vendin e tyre në një tabelë shahu. Pra, për mua, ndryshimi i madh u bë duke krijuar Listën Serbe, dhe një gjë e tillë nënkuptoi unitetin e serbëvë të Kosovës. Hera e parë kur pamë zemërim në anën e shqiptarëve, dhe Vuçiq punoi për vite që të mos e dëgjonim termin “dy palët”. Është shumë e vështirë në politikë të arrish të largosh terminologji të tilla, Vuçiq ia doli”, ka thënë Bërnabiq në Tv Pink.
Lista Serbe njihet si parti politike që ndjek politikat dhe direktivat e Beogradit. Në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë e para në radhët e partive serbe, kjo meqë është bërë presion i madh ndaj atyre që kanë garuar jashtë ombrellës së “Srpskas”. /Express/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin