Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Shqipëri ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, i cili para disa ditësh shpalli zgjedhjet për ristrukturimin e këtij forumi.
Por, nga foltorja e tij me të rinjtë demokratë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Basha do të largohet nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.
Ai e krahasoi Bashën me Ramën duke thënë se njëri është vrasësi i shpresës së shqiptarëve dhe tjetri nuk jep asnjë shpresë, shkruan Euronews Albania.
“Sot dy janë problemi madhor i Shqipërisë, shpresë vrasësi ose kreu i meduzës, dhe shpresëshuari, pengu u tij Lulzim Basha, i cili i marrë peng merr çdo lloj vendimi që i dikton pengmarrësi”, tha Berisha.
Sipas tij, Basha ka humbur “çdo lloj morali drejtues” dhe tani ka frikë dhe nga debati brenda PD-së.
“Vendi i tij po të ishte burrë, do të duhej të ishte para jush. Duhet të ishte këtu, në një debat të hapur, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon dhe deklaron si dikur uzurpinim e FRPD-së, uzurpimin e Lidhjes së Grave”, tha Berisha.
Ish-kryeministri bëri thirrje për rikthimin e vendimmarrjes brenda partisë tek anëtarësi duke shtuar se vetëm kështu mund të ngjallin shpresë tek qytetarët.
“Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë, atë e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia, nga ju dhe zonjat dhe zonjushat e PD. Është krejtësisht i pashpresë. Ju sugjeroj që ta ftoni në një debat që mot ë fshihet. Të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë”, përfundoi Berisha.
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione