Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se Beogradi zyrtar ka pranuar kushtet e presidentit francez Emmanuel Macron për të pranuar një vizitë në Serbi dhe se po përgatitet arrestimi i Milan Radoiçiqit.
“Lajmi i ri është se gjyqësori i Serbisë, prokuroria dhe autoritetet e Serbisë kanë kërkuar zyrtarisht materiale nga autoritetet e Kosovës për Banjskën dhe se do të përgatisin seriozisht arrestimin e Radoiçiqit. “Vuçiq e pranoi,” tha ajo në N1 transmeton Arbresh.info.
Sipas saj, forca e serbëve dhe rezistenca e tyre është pakësuar me largimin e Radoiçiqit nga Kosova dhe njerëzit që ai mori me vete.
Përveç kësaj, Trajkoviq ka komentuar edhe paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit, duke thënë se “kjo nuk është e nevojshme sepse katër ura në veri të Kosovës tashmë janë funksionale”./Arbresh.info/
Sot protestë masive në Serbi
Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresoj që ky proces i paku...
Moti sot me diell dhe vranësira
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...