Google ADS

Benzina dhe dizeli lirohen për 2 denarë

18:05 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Benzina dhe dizeli nga mesnata do të lirohen dy denarë për litër, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës.

EUROSUPER BS-95 do të shitet për 65 denarë dhe EUROSUPER-BS 98 për 67 denarë. Dizeli do të kushtojë 52 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 40,5 denarë. Lirohet edhe mazuti.

Çmimet e reja vijnë si rezultat i uljes së çmimeve të karburanteve në tregjet botërore në dy javët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme