Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, vazhdon të insistojë se nuk ka pasur ndikim në punësimin e motrës së tij në MEPSO edhe pse Komisioni i Antikorrupsionit dje vendosi të procesojë këtë rast pasi Bekteshi nuk e ka njoftuar Komisionin për punësimin e motrës së tij e cila në aplikacion ka paraqitur adresën e njëjtë të banimit me vëllaun e saj ministër.
Për Bekteshin ky është vetëm një lëshim teknik të cilin është zotuar se do ta paguaj përmes dënimit me para. I kontaktuar nga mediat në gjuhën maqedonase për të ju përgjigjur thirrjes së kryeministrit Zaev, Bekteshi ka thënë se edhe ai bën thirje që ata të punësuar përmes nepotizmit të largohet. Por, ai shton se kjo nuk vlen për motrën e tij për të cilën ngul këmbë se nuk ka pasur ndikim gjatë punësimit të saj.
“Edhe unë e bëj thirrjen e njejtë. E ndaj mendimin me kryeministrin, aty ku është vërtetuar se nuk janë respektuar proceset punësim, ku ka ndikim, që nuk është rasti me motrën time”, ka deklaruar Bekteshi për Fokus, përcjell SHENJA.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...