Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministri i Mjedisit dhe Energjisë së Republikës së Greqisë, Kostas Skrekas, sot në Athinë nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës Greke për zhvillimin e interkonektorit për distribumin e gazit natyror Greqi-Maqedoni e Veriut.
Në nënshkrimin e marrëveshjes të pranishëm ishin Kryeministri Zoran Zaev, Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, Drejtor i “Resurseve Energjetike”, Bajram Rexhepi, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Greke, Xhefri Pajat.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje garanton qëllimin e Qeverive të dy vendeve për të zgjeruar bashkëpunimin ekzistues në sektorin energjetik, në mënyrë që të forcojnë bashkëpunimin në sektorin e gazit duke promovuar interkonektorin e sistemeve të tyre të gazit.
Ndërtimi i interkonektorit synon të forcojë marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Bashkimit Evropian, të lehtësoj tregtinë e gazit natyror mes dy vendeve, si dhe të mundësoj zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të transmetimit të gazit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një nga prioritetet kryesore të ndërtimit të interkonektorit është përmirësimi i sigurisë së furnizimit dhe likuiditetit në tregun e gazit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe furnizimi i gazit nga Korridori Jugor.
”Sot kishim një mundësi të shkëlqyeshme me kolegun tim të dashur Kostas për të nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e interkonektorit në lidhje me gazin natyror midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Greke. Ky është një hap i madh drejt përmirësimit të infrastrukturës energjetike të vendit tonë e që do të kontribuojë në diversifikimin në furnizimin me gaz natyror dhe natyrisht në stabilitetin e furnizimit me gaz natyror”, tha Ministri Bekteshi pas nënshkrimit të Marrëveshjes.
“Nënshkruam një marrëveshje ndërqeveritare për ndërtimin e tubacionit të gazit natyror që do të fillojë nga Nea Mesimvria dhe do të përfundojë në Gjevgjeli, dhe në këtë mënyrë ne po arrijmë dy gjëra. Së pari, po përmirësojmë rolin gjeopolitik të Greqisë, duke pasur parasysh se po forcojmë më tej rolin e saj si një udhëkryq energjetik, i cili do të transferojë gazin natyror nga sistemi ynë kombëtar në Maqedoninë e Veriut dhe nga ana tjetër do t’i japë mundësi fqinjit tonë verior të zvogëlojë ndikimin në mjedis, të arrihet tranzicioni energjetik dhe të zëvendësoj gradualisht me gaz natyror format më ndotëse të prodhimit të energjisë elektrike dhe kështu të kontribuojë në vizionin e përgjithshëm evropian të Evropës duke u bërë kështu kontinenti i parë me klimë neutrale deri në vitin 2050″, tha Ministri i mjedisit dhe energjisë së Greqisë, Kostas Skrekas.
Vlera totale e këtij projekti është rreth 100 milion euro. Nga këto fonde, investimi i Maqedonisë së Veriut arrin në 54 milion euro.
Në periudhën e ardhshme vijon nënshkrimi i një Marrëveshje bashkëpunimi mes “Burimeve Kombëtare të Energjisë” AD Shkup dhe Operatorit kombëtar grek të gazit DESFA, e cila do të garantojë ndërtimin e interkonektorit midis dy vendeve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...