Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtoreshën e Byrosë së Metrologjisë, Merita Mustafai dhe u.d. drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska-Dimoska promovuan sot Laboratorin për testimin e cilësisë së mazutit. Bekteshi me këtë rast tha se me këtë investim për qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të sigurohet cilësi më e madhe e derivateve të naftës.
“Me këto investime nuk do të duhet më shumë se dy orë që të kemi rezultatet e caktuara të cilët duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e kualitetit të naftës dhe derivateve të naftës. Me këtë konsumatorët në Maqedoninë e Veriut por edhe operatorët ekonomikë do të përfitojnë në shpejtësinë e realizimit të procedurave, por njëkohësisht do të jenë edhe më të sigurt për kualitetin”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë./telegrafi/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...