Shitore të zbrazëta, kjo është pamja që i përshkuan qendrat tregtare që kur në fuqi hynë masat – pa certifikatë për vaksinim të mos lejohet hyrja e vizitorëve.
Kjo pamje, sipas qendrave tregtare do të thellojë krizë ekonomike që është duke u zhvilluar që një viti e gjysmë.
Kërkojnë heqjen e masave, pasi siç thonë, protokollet që zbatohen në to, sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme të klientëve.
“Ky është tregues se qendrat tregtare nuk janë vende ku shpërndahet virusi. Mbajtja e maskës është e obligueshme në qendra tregtare, ka kufizime të numrit të vizitorëve në shitore, ekzistojnë sinjalizime për mbajtjen e distancës, në çdo kënd ka mjete për dezinfektim, ka orar për dezinfektim në të gjitha vendet ku kanë qasje vizitorët, të gjithë sistemet për ventilim pastrohen dhe rregullisht dezinfektohen”, thanë nga Qendra Tregtare “Ramstore Mall”.
Parashohin ulje të fitim dhe përkushtimit prej 40 deri në 50%, pasi sipas tyre vizitorët më të shpeshtë të tyre janë të moshës prej 18 deri në 50-vjeç. Kjo kategori është me përqindje më të ulët në vaksinim.
Kanë reaguar edhe nga Lidhja Odave Sipërmarrëse. Ata masat i vlerësojnë si të pazbatueshme dhe diskriminuese.
Ministri i Ekonomisë qetëson, nëse vazhdojnë masat ekonomike do të ketë mbështetje nga Qeveria.
“Ne do të krijojmë dhe dizajnojmë masa ekonomike në bashkëpunim me sipërmarrës, me sektrore hotelerike në kuadër të odave ekonomike dhe në rast se do të vazhdojnë masat restriktive, sigurisht se do të ketë mbështetje nga Qeveria”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Masat kanë hyrë në fuqi më 16 gusht, ndërkaq nuk dihet deri kur do të jenë në fuqi. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se qëllimi i tyre është të stimulohet vaksinimi.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor