Objektet hotelierike që kanë tarraca do të mund të hapen nesër, dhe orari i tyre i punës do të jetë deri në orën 20:00, njoftoi sot Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
“Objektet e tjera hotelerike do të mund të hapen më vonë, pasi të shohin se si ndiqen rekomandimet. Ne kemi protokoll që parashikon tre faza në hapjen e objekteve hotelierike. Vendimi i djeshëm i qeverisë është realizimi i fazës së dytë. Ne do të monitorojmë situatën dhe nëse respektohen protokollet, do të realizohet faza e tretë për hapjen e objekteve në një hapësirë të mbyllur”, tha Bekteshi.
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...