Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se në bazë të analizave të bëra në Komisionin për shpallje të krizës energjetike, është konstatuar se në vend nuk do të shpallet krizë energjetike.
Gjithashtu përsëriti se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla.
“Thirra të gjitha kompanitë energjetike, prodhuesin e energjisë elektrike, operatorin e transmetimit, distributorin dhe Komisionin Rregullatorë për Energjetikë.
Biseduam rreth gjendjes aktuale, projeksioneve dhe analizave për javët dhe muajt në vijim dhe konstatim i përbashkët ishte se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla”, tha Bekteshi./telegrafi/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...