“Për momentin jemi duke mbledhur të gjitha informatat për importin dhe shpërndarjen e mazutit të dyshimtë dhe kur do t’i kemi të gjitha të dhënat do ta informojmë publikun. Nëse të gjitha procedurat nuk janë realizuar në përputhje me rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngëta dhe procedurat për importin e derivateve të naftës, do t’ia dorëzojmë dokumentet Prokurorisë Publike”.
Këtë e tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili shtoi se sipas ligjeve Prokuroria Publike do të ngrit procedura përkatëse.
Ai se menjëherë pasi u botua hetimi i IRL, në koordinim me Kabinetin e zëvendëskryeministrit Lupço Nikollovski, kanë përgatitur konkluzione në Qeveri, të cilat, siç tha ai, tashmë janë miratuar.
“Të gjitha institucionet, duke filluar nga Administrata Doganore dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Mjedisit janë të detyruar të paraqesin të gjitha informatat brenda afateve të parashikuara në përputhje me konkluzionet”, tha Bekteshi.
Ai shtoi se të gjitha rregulloret e Ministrisë së Ekonomisë janë plotësisht të harmonizuara me kërkesat e Komisionit Evropian dhe Bashkësisë energjetike edhe në pjesën e squfurit edhe në pjesën e karakteristikave të tjera , të cilat kontrollohen në përputhje me standardin e Maqedonisë MKS X 430./Telegrafi/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...