Bekteshi: Kafenetë duhet të punojnë deri në ora 23:00

14:19 | 18 Janar 2021
V. S.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp tha se orari i punës për objektet hotelerike duhet të jetë deri në ora 23:00.

Ai rikujtoi se deri më 21 janar vlen ndalesa që kafenetë të punojnë deri në ora 18:00, ndërsa theksoi se akoma nuk është marrë vendim përfundimtar.

“Vazhdim të orarit të punës, me siguri do të ketë pas 21 janarit, ndërsa deri kur do të jetë do të varet nga propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive. Duke pasur parasysh situatën, unë mendoj se duhet të jetë deri në ora 23:00. Ajo është pikëpamje”, tha Bekteshi.

Ai tha se në bazë të informacioneve që ka, nuk punohet për protokolle të reja për punën e objekteve hotelierike./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme