Bekteshi: Janë të mundshme ndryshimet te Ligji për tregje të gjelbërta, por pas vitit të ri

14:25 | 18 Dhjetor 2018
V. S.

Ligji mbi tregtinë dhe tregjet e gjelbërta do të fillojë të fillojë të zbatohet nga 1 janari, por është e mundur të bëhen ndryshime në kohë shumë të shkurtër nëse konstatohen deklaratat e tregtarëve që kërkojnë shtyrjen e ligjit, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai njofto se këtë javë do të takohet me Odën e tregtarëve dhe do të bisedojë rreth vërejtjeve dhe propozimeve të tyre që i ka marrë dje. Ndryshime në ligj janë të mundshme, por koha është e shkurtër për të reaguar menjëherë, përkatësisht më 1 janar. Vetëm dy javë, sipas ministrit Bektshi, nuk janë të mjaftueshme për ndërhyrje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk besoj se de ndryshime do të ketë këto dy javë për shkak se propozimet do të duhet të dorëzohen në Kuvend, dhe duke pasur parasysh agjendën e Kuvendit, s’besoj se deri në fund të dhjetorit do të mund të kalojë ndonjë ligj tjetër, veçanërisht ndonjë që është në procedurë. Por, ligji është miratuar në fillim të këtij ligjit, me nismën e grupit të deputetëve, ndërsa Ministria e Ekonomisë ishte e obliguar të miratojë aktet nënligjore. Dhoma e tregtarëve që doli me kërkesa është themeluar në fund të prillit 2018. Por, ne i morëm propozimet e tyre dhe gjatë kësaj jave do të ulemi, do të bisedojmë, dhe do të analizojmë dhe pse jo, në kohë të shkurtër mund të bëjmë ndryshime në ligj”, tha Bekteshi duke shtuar se duhet pritur duke të shihet si si zbatohet ligji i ri.

Oda e tregtarëve të tregjeve të gjelbërta dje  kërkoi shtyrjen dhe ndryshimin e ligjit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme