Bekteshi: Do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

15:50 | 8 Dhjetor 2021
V. S.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se çmimi i rrymës elektrike nga 1 janari do të rritet por kjo rritje nuk do të jetë më shumë se 10%.

Ai sqaroi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa shpallja e krizës ka qenë me të vetmin qëllim që të injektohen mjete në kapacitetet energjetike.

“Çmimi përfundimtar për amvisëritë dhe për konsumatorët mikro, nga një janari deri kah mesi i vitit të ardhshëm, kur edhe duhet të sillet vendim i ri, nuk do të jetë më shumë se 10%, e cila përkon me të gjitha analizat, projeksionet edhe nga ekspertë të ndryshëm edhe nga parti të ndryshme të cilat projeksionet e tyre i kishin mbi 30,40 e 50%”, tha Bekteshi.

Më herët edhe ministri Fatmir Besimi theksoi nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike

“Do të ketë ofertë të Elektranat e Maqedonisë së Veriut ndaj furnizuesit universal të energjisë elektrike e cila me siguri, nuk do të bëjnë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike”, tha Besimi./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme