Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, sot në Tiranë realizoi takim pune me ministren e Ekonomiës dhe Financave të Shqipërisë, Anila Dena, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Leshaj.
Temë kryesore e takimit me të dy ministrat ka qenë përshpejtimi i procedurave për vënien e kontrolleve të përbashkëta kufitare me një ndalesë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shtator të 2018, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin për inicimin e procedurës për vënien e kontrolleve të përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë në vendkalimin Qafë Thanë, me çka do të mundësohej qarkullim më i shpejtë i udhëtarëve, mallrave dhe automjeteve mes dy vendeve.
Në fillim të vitit 2019, kjo iniciativë u pranua nga Republika e Shqipërisë, me ç’rast pala shqiptare ka dorëzuar një draft tekst të Marrëveshjes për vënien e kontrolleve të përbashkëta kufitare në pikën kufitare Qafë Thanë.
“Ne si Qeveri kemi interes për të pasur një menaxhim të përbashkët të kufijve me një ndalesë “One Stop Shop” me Republikën e Shqipërisë, që është dhe përcaktimi jonë me procesin e Berlinit. Në takimin me ministren e ekonomisë dhe financave të Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj dhe ministrin e brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Sander Leshaj, ne konfirmuam,që sa më shpejt që të jetë e mundur, të formojmë grupe të përbashkëta pune nga institucionet kompetente të të dy vendeve që do të punojnë në parakushtet teknike për prezantimin e menaxhimit të përbashkët të vendkalimit kufitar në Qafë Thanë”, tha Bekteshi pas takimit.
Ministrja e financave dhe ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull në rajon kur bëhet fjalë për zbatimin e reformave ekonomike për të lehtësuar tregtinë dhe për të përmirësuar klimën e biznesit./Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...