Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi informon se 400 kompani do të marrin mbështetje financiare nga shteti
“Gjithsej 400 kompani që kanë investuar gjatë dhe në periudhën post kovid do të marrin një total prej 17.2 milion euro mbështetje financiare nga shteti.
Sot, Qeveria miratoi listën e kompanive që plotësuan kushtet nga Thirrja Publike për mbështetje financiare për të forcuar konkurrencën
Kjo do të thotë që kjo masë do të zbatohet, e cila ishte pjesë e Pakos së tretë të masave ekonomike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për parandalimin e pasojave nga Covid 19.
Në periudhën e ardhshme, Ministria e Ekonomisë do të nënshkruajë marrëveshje me kompanitë për realizimin e investimeve, me çka do të filloj edhe pagesa e mjeteve.
Qëllimi i kësaj mase është të mbështesë drejtpërdrejt kompanitë në mënyrë që të stabilizojnë dhe rinovojnë konkurrencën e tyre, duke përfshirë kthimin e tregjeve të humbura, me çka do të mbahen sipërmarrjet e biznesit që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë vendore përmes realizimit të një projekti investimi gjatë dhe në periudhën post covid nga marsi 2020 deri në dhjetor 2021”, shkruan Bekteshi në Facebook./Telegrafi/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele