Google ADS

Bejli: Përgjegjësia për “27 prillin”, e rëndësishme

20:23 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ambasadori amerikan Xhes Bejli në një intervistë për emisionin 360 gradë thotë se heqja e imunitetit të Veljanovskit është po aq e rëndësishme sa edhe përgjegjësia për ngjarjet e 27 prillit të dy viteve më parë. Bejli shmangi komentet për ndonjë marrëveshje të mundshme mes BDI-së dhe VMRO-së.

Bejli: Përgjegjësia për “27 prillin”, e rëndësishme 25 SHKURT 2019 / 19:04
Ambasadori amerikan Xhes Bejli në një intervistë për emisionin 360 gradë thotë se heqja e imunitetit të Veljanovskit është po aq e rëndësishme sa edhe përgjegjësia për ngjarjet e 27 prillit të dy viteve më parë. Bejli shmangi komentet për ndonjë marrëveshje të mundshme mes BDI-së dhe VMRO-së.

“Këto dy çështje, përgjegjësia për 27 prillin gjithashtu heqja e imunitetit të deputetit janë çështje shumë të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë. Prandaj mendoj se kjo ndodh në sistemin tuaj politik dhe do të shohim se çfarë epilogu do të marr. Është vendim sovran që duhet ta marr Parlamenti”, theksoi Xhes Bejli, ambasador amerikan.

Nuk do t’i komentoni aluzionet për marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së?

“E di që ka shumë komente se çfarë do të thotë kjo, kush me kë ka folur por unë nuk dua t’i komentoj ato gjëra. Ne i shohim çështjet fondamentale se çështje serioze arrestimi i një deputeti, gjithashtu është çështje e rëndësishme të ketë përgjegjësi për ngjarët e 27 prillit”, tha Xhes Bejli, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme