Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës ka dërguar një notë proteste drejt Serbisë për pjesëmarrjen e anëtarëve të Qeverisë së Serbisë në shënimin e datës 9 janar, “Dita e Republikës Srpska”, e cila nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës është shpallur të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.
Siç u njoftua për agjencinë Anadolu, nota e protestës është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë përmes Ambasadës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Beograd dhe Ambasadës së Serbisë në Sarajevë.
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka shpallur dy herë të paligjshëm shënimin e 9 janarit si Ditën e Republikës Srpska.
Pavarësisht kësaj, autoritetet e entitetit të Bosnjës, Republika Srpska, edhe këtë vit organizuan një akademi solemne dhe një paradë nëpër rrugët e Banjë Llukës për këtë festë të paligjshme./rtk
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...