Bedri Ajdari distancohet nga protestat e sotme për rastin “Monstra”

10:58 | 26 Mars 2021
Arbresh.info

Familjari i një pjese të të akuzuarve në rastin “Monstra”, dhe organizatori i shumë protestave kundër rasteve të montuara, Bedri Ajdari, është distancuar nga protesta e paralajmëruar sot kundër rasteve të montuara.

Ajdari ka thënë se nuk e din organizatorin e protestës së sotme.

“Unë nuk e organizoj protestën e sotme, nuk e di nëse edhe fare do të mbahet. Nuk e njoh organizatorin, po ndoshta dikush ka organizuar në emër të të gjithë rasteve të montuara, nuk e di”, tha Ajdari për “News33”.

Ajdari mes tjerash tha se protesta që ka organizuar ai do të realizohet me 2 prill të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme