Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen Serbisë se po ballafaqohet me pasoja në procesin e integrimeve evropiane për shkak të mospërshtatjes së politikës së jashtme me atë të Brukselit.
Serbia është i vetmi shtet kandidat për anëtarësim në BE që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë.
Rasti i fundit i mospërshtatjes ka të bëjë me refuzimin që t’i bashkëngjitet qëndrimit të 27 shteteve anëtare lidhur me vdekjen e liderit opozitar Rus, Aleksej Navalnit ku përgjegjësia për këtë i vihet presidentit Rus Vladimir Putin dhe regjimit në Moskë. Me këtë qëndrim janë përshtatur të gjitha shtetet tjera të rajonit.
“Përshtatja është pjesë e procesit të anëtarësimit. Është e qartë se ka pasoja në mospërshtatjen me qëndrimet e BE-së, sepse është një kërkesë themelore që një vend të përafrohet me këto pozicione për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Ndërsa anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë që synon Serbia”, ka thënë Eric Mammer, zëdhënës KE-së.
Lidhur me këtë është prononcuar edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i cili ka nënvizuar se Brukseli dëshiron të llogaris në të gjitha vendet kandidate si në partnere të besueshme evropiane për parimet e përbashkëta, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin.
“Deklarata për zotin Navalny ishte pikërisht për vlerat dhe parimet pasi kishte të bënte me një vdekje të papritur të një të burgosuri politikë si rezultat i veprimeve të autoriteteve ndaj tij”, ka thënë Stano në një reagim me shkrim.
Serbia konsiderohej lidere në proceset e bisedimeve për anëtarësim. Mirëpo për shkak të refuzimit që të vendos sanksione ndaj Rusisë, vendi për më se dy vjet nuk ka lëvizur në proces. Nga vendet që aspirojnë anëtarësimin pritet që të përshtaten me politikat e jashtme të BE-së.
Parlamenti Evropian kërkon që sanksionet ndaj Rusisë të vihen si parakusht për përfitime nga Plani i rritjes për shtete e Ballkanit Perëndimor, që është në vlerë prej 6 miliard eurosh./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...