“Vazhdim të stabilizimit të raportit të borxhit, përfshirje të borxhit në të gjitha ndërmarrjet publike në kornizë të përgjithshme qeveritare për raportim financiar, zbatim më të madh të shpenzimeve kapitale, të sqarohet mandati i inspektorateve”, janë pjesë e rekomandimeve deri te autoritetet nga vendi që duhet t’i zbatojë në vitin e ardhshëm, ndërsa të cilat në konferencë për shtyp në Shkup i bëri të ditur shefi i Departamentit për çështje ekonomike në Delegacionin e BE-së Frek Janmat.
“Sfida më të mëdha lidhur me reformat strukturore specifike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për nxitje të konkurrencës dhe rritjen inkluzive afatgjatë janë formalizimi i ekonomisë, integrimi i kompanive vendore në zinxhirët globalë për vlerë dhe përqendrim me papunësinë te të rinjtë për çfarë kemi gjashtë rekomandime”, theksoi Janmat, njofton AIM.
Ai sqaroi se për menaxhim me financat publike duhet të rritet transparenca me përfshirjen e ndërmarrjeve publike në kornizën e përgjithshme qeveritare për raportim financiar.
Gjithashtu, rekomandohet që të përforcohet mbikëqyrja mikro dhe makroprudenciale , të përforcohen kapacitetet institucionale të gjykatave të qytetarëve, të vihet fokus në zbatimin e Garancisë rinore me theks mbi rajonet e pazhvilluara dhe ekipimin kadrovik të Agjencisë për Punësim dhe Këshillit Rinor Kombëtar. Duhet të përshpejtohet modernizimi i sistemit arsimor në të gjitha nivelet përmes përmirësimit të programeve arsimore infrastrukturore dhe kualifikimet e mësimdhënësve.
Në pjesën e fushës monetare dhe financiare, rekomandohet të zbatohen strategjitë për denarizim dhe huat jofunksionale. Paralajmëroi se ka rrezik që kreditë funksionale t bëhen jofunksionale, të cilat tani janë në nivel prej pesë për qind.
Këtë që e rekomandon BE-ja, sipas Janmatit, vendi duhet ta zbatojë për një vit. “Ne e ndjekim zbatimin e rekomandimeve në Maqedoninë e Veriut dhe konsiderojmë se Maqedonia e Veriut në krahasim me vendet e tjera është mirë dhe është në vendin e dytë, por kjo nuk do të thotë se kjo nuk duhet të përmirësohet. E inkurajojmë Qeverinë që këtë program ta përdorë për reforma për rritje”, theksoi Janmat.
Rekomandimet janë shprehur sot në Dialogun ministror me BE-në, në Bruksel, ku marrin pjesë ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska.
Qëllimi dialogut për sundimin ekonomik është që të përgatiten Ballkani Perëndimor dhe Turqia për pjesëmarrjen e tyre të ardhshme në procedurat për koordinim të politikave ekonomike të BE-së.
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...