Takimi i 12-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri- BE, nuk i është “shmangur” dot çështjes së shumëdebatuar të dosjes së ish Mininistrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe lidhjes së tij të mundshme me grupin kriminal të Habilajve.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin është pyetur nga gazetarët për dosjen e Tahirit, në një kohë kur vetëm pak ditë më parë dosja shkoi në Gjykatën e Lartë nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me qëllim mundësimin e bllokimit të lëvizjes së ish Ministrit në vende të tjera.
Romana Vlahutin u shpreh se delegacioni i BE-së po e vëzhgon me shumë kujdes këtë hetim të prokurorisë dhe pret që rezultatet të bëhen sa më shpejt të etë e mundur publike.
“Heqja e imunitetit është një përgjegjësi sovrane e parlamentit. Presim me padurim që çështja të përfundojë nga ana e prokurorisë. Ne po monitorojmë nga shumë afër të gjithë procesin dhe presim rezultatet të bëhen publike sa më shpejt”- ka deklaruar Vlahutin.
Vlahutin ka folur dhe për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, një çështje të cilën e ka ngritur deputeti demokrat Aldo Bumçi.
“Ai grafik ( I Guardia di Finanza) tregon se po punohet akoma më shumë. Ne varemi shumë nga informacioni që kolegët tanë italianë na japin. Kultivimi i kanabisit është problem i hershëm. Aksioni në Lazarat nuk ndihmoi që ky problem të zhdukej, të dhënat e Guardia di Finanza thuhet se është rritur kultivimi. Por sipas saj në 2017-ën ka pasur një ulje dramatike, jemi në pritje të shohim se si do të jetë 2018-a. Nisur nga eksperienca e lazaratit, presim qëndrueshmëri”-tha Vlahutin.
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues