Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn e përshëndetën përmes një deklarate të përbashkët zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, që i jep fund një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes Shkupit dhe Athinës.
Kjo është jo vetëm e merituar si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të maqedonisë, por do të ndihmojë dhe në zbatimin e plotë të marrëveshjes në interes të të dy shteteve, rajonit dhe BE-së në përgjithësi thuhet në deklaratë.
Dy zyrtarët e lartë të bllokut shprehen konsideratë për personat që kontribuuan në arritjen e kësaj marrëveshje të cilësuar historike. Por lideri i parties më të madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski reagoi ashpër menjëherë pas vulosjes së paktit duke deklaruar se kjo ishte nje ditë e vështirë për Republikën e Maqedoninë dhe për qytetarët e saj.
Mickoski e quajti këtë zhvillim një marrëveshje kapitullimi.
“Pa marrë parasysh se si Zoran Zaev demonstron eufori, mund të shohësh nga larg se kjo është një humbje. Negociatat u mbajtën të fshehta. Opozita dhe VMRO-ja nuk u përfshinë në bisedime, tani është e qartë pse. Në thelb, e ashtuquajturat kontrate është pranimi i të gjitha pozicioneve greke”, u shpreh ai.
Greqia ka luftuar të ndryshohet emri i Maqedonise qe kur vendi shpalli Pavaresinë në 1991-shin. Ngërci 27 vjeçar mes dy vendeve fqinj u mbyll një ditë më parë falë emrit të ri “Republika e Maqedonise Veriore”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të parat që e përshëndetën marrëveshjen.
Përmes një deklarate, DASH theksoi se nga zgjidhja e asaj që ishte kthyer në “nyjën gordiane” të emrit do të përfitojnë të dy vendet, si dhe siguria e zhvillimi rajonal./TCh
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...