Vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke lëvizur në drejtimin e duhur, por shumë ngadalë, dhe qytetarët janë të lodhur për shkak se ata nuk e shohin perspektivën e përparimit të shpejtë drejt BE-së, u tha në hapjen e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në Poznan të Polonisë, që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, tha se asnjë vend nuk do të hyjë në BE, derisa nuk është i gatshëm për të, dhe përderisa nuk ka një gjyqësor të pavarur.
Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë vel Sek shprehu shpresën se pjesëmarrësit do të bien dakord, që në tetor të fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ndërkohë edhe Komisionari evropian në largim, Johannes Hahn ka deklaruar se i qëndron rekomandimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mbështetem te Këshilli, që në tetor të ndjekë vlerësimin tonë pozitiv. Të dyja vendet kanë realizuar reformat, në veçanti në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit në qershor të 2018”, ka thënë Hahn.
Johannes Hahn ka kërkuar që shtetet rajonale të ndjekin shembullin e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e krizave dhe ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje për taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën./Telegrafi.com/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...