Brukseli arrin kompromis për miratimin e konkluzioneve për zgjerimin e Unionit, por ende jo për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.
Madje kërkesat bullgare janë bërë pjesë e propozim-konkluzioneve të reja të cilat u miratuan sonte nga ambasadorët evropian.
Në paragrafin 8 të propozim-konkluzioneve theksohet:
Propozim-konkluzion për zgjerimin
“Patjetër të frenoheni nga deklaratat dhe veprimet që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore. Këshilli i BE-së rikujton Marrëveshjen e Prespës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe thekson rëndësinë e zbatimit të tyre. Këto dy hapa në mënyrë efikase duhet t’i japin fund të gjitha pretendimeve, bazuar në interpretim të gabuar të historisë.”
Përskaj vendimit të pakushtëzuar të marsit për fillim të negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, me këto konkluzione në një farë mënyre, e ardhmja evropiane e vendit kushtëzohet me heqjen dorë nga fushata anti-bullgare dhe zbatimin e marrëveshjes dypalëshe, pikërisht në kohën që Sofja e akuzon Shkupin për stimulim të gjuhës së urrejtjes dhe mos-zbatim të paktit dypalësh. Madje është reflektuar edhe kërkesa e Sofjes që në marrëdhënie ndërkombëtare, të përdoret vetëm emri i plotë kushtetues i shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Мiratimi i këtyre konkluzioneve një kohë të gjatë ishte mbajtur peng nga Bullgaria, e cila insistonte që të ndëshkohet Maqedonia e Veriut për keqinterpretim të historisë. Pos thirrjes ndaj shteteve të rajonit që t’i zgjidhin kontestet dypalëshe, përmes konkluzioneve të reja, BE pritet ta përsërisë thirrjen për dënim të krimeve të luftës dhe për përforcim të përpjekjeve në realizimin e reformave në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe reformat që lidhen me zhvillimin ekonomik. Ndryshe, Bullgaria po e mban peng edhe nënshkrimin e marrëveshjes mes vendit dhe Frontex-it, për shkak se përfshin termin “gjuha maqedonase”./alsat
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg