Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrë 80 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sot në konferencë për shtyp theksoi se këto mjete përdoren për mbështetje buxhetore në vend.
Në konferencën për shtyp, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministrat e Financave Fatmir Besimi, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, në fushën e tyre prezantuan detajet e masave kundër krizës dhe efektet e të njëjtave.
Ndërsa euroambasadori në vend, David Geer, tregoi se kjo mbështetje financiare do t’i ndihmojë qytetarët që të përballen me kërkesat që u shfaqën si pasojë e krizës energjetike.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria në bashkëpunim me të gjitha institucionet, me ministritë, me vendet e rajonit, si dhe me Bashkimin Evropian, parandaloi rritjet e mëdha të çmimeve, mundësoi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, e rriti prodhimin nga kapacitetet vendore, siguroi stabilitet të çmimit të energjisë elektrike dhe kjo ndikoi drejtpërdrejtë në standardin e qytetarëve, por edhe në stabilizimin e inflacionit.
“Granti prej 80 milionë eurosh është mbështetje për subvencione për qytetarët për faturat e energjisë elektrike, mbështetjen e kompanive të vogla dhe të mesme për të ruajtur vazhdimësinë e biznesit, si dhe investimet shtetërore për tranzicionin energjetik, burimet e ripërtërishme të energjisë dhe efikasitetin energjetik”, tha Kovaçevski.
Euroambasadori David Geer, theksoi se në fokus të mbështetjes nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut është mbrojtja e qytetarëve.
“Tetorin e kaluar, Kryetarja e Komisionit Evropian von der Leyen premtoi këtu në Shkup se BE-ja do t’i japë Maqedonisë së Veriut 80 milionë euro për t’u ballafaquar me krizën energjetike. Tani e realizuam këtë. Në praktikë, kjo mbështetje do t’i ndihmojë qytetarët të përballojnë kërkesat që kanë lindur si pasojë e krizës energjetike. Kjo do të thotë të ndihmohen të gjitha amvisëritë që të plotësojnë nevojat e tyre energjetike themelore. Sidomos më të cenuarit. Kjo nënkupton mirëmbajtjen dhe funksionimin e shkollave dhe spitaleve. Dhe kjo do të thotë të ndihmohen bizneset e vogla për të siguruar prodhimin e produkteve ushqimore bazë”, tha ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës