Bashkimi Evropian ka dërguar pajisje dhe ndihma për menaxhimin e zjarreve në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka njoftuar eurokomesari për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza, Janez Lenarçiq.
“BE ka dërguar kapacitete zjarrfikëse shtes në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut për ndihmë të autoriteteve lokale. Ndihma vjen nga Suedia, Franca, Austria, Bullgaria dhe programi Kopernikus i BE-së”, ka shkruar Lenarçiq në Twitter.
Ndihmë për shuarjen e zjarreve në RMV kanë dërguar edhe Bullgaria, Sllovenia dhe Serbia, të cilat kanë dërguar helikopterë, zjarrfikës dhe makina zjarrfikëse.
Ndryshe, si pasojë e zjarreve në Maqedoni është regjistruar edhe një viktimë, nga rajoni i Kumanovës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...