Në mbledhjen e Kryesisë, Bashkimi Demokratik për Integrim vendosi që të jetë pjesë e Qeverisë së re të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë edhe pse presidenti nuk e ka mandatuar kryetarin e saj Zoran Zaev.
Sipas agjencisë INA, vendimi i BDI u bë i ditur nga zëdhënësi i saj, Bujar Osmani, i cili tha se në këtë mënyrë respektohet vullneti i shqiptarëve.
Osmani i bëri thirrje Ivanovit që, në përputhje me detyrimet kushtetuese t’ia japë mandatin Zaevit , shumicës së re parlamentare të konfirmuar me nënshkrimin e 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Top Channel
“Njëkohësisht ftojmë z. Ivanov si dhe partitë politike në Maqedoni të jenë të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë të ardhmen e përbashkët të qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Osmani.
LSDFMë herët kreu i BDI Ali Ahmeti kishte paralajmëruar se nuk do të tërhiqeshin dhe se ajo që Ivanov e quan platformë, është thjeshtë një marrëveshje e mbështetur mbi programet e partive dhe se nuk ka vend për kompromis tashmë pasi në lojë është marrëveshja e Ohrit.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...