Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti, me të gjitha strukturat e veta partiake, fuqishëm e mbështet vendimin e djeshëm unanim të degës së BDI në Dibër për ta kandiduar Doktor Hekuran Dukën për Kryetar të qytetit të Dibrës.
Bashkimi Demokratik për Integrim, me gjithë pushtetin qendror, ekzekutiv e legjislativ, si dhe me pushtetin lokal, do të mbështes vizionin e Dr. Dukës për Dibrën dhe Dibranët.
Dibra gjithnjë zë vend të veçantë tek ne në Bashkimin Demokratik për Integrim, prandaj dhe jemi të përkushtuar që Dibrës dhe Dibranëve t’ju ofrojmë vazhdimësi, zhvillim dhe qëndrueshmëri.
Dibra atdhetare vazhdimisht, që nga viti 2005 e gjer më sot, ka dal fitimtare dhe është rreshtuar në anën e duhur të historisë, për ta ndërtuar të ardhmen e vet. Ne jemi te bindur që edhe në këto zgjedhje lokale, Dibranët do të përcaktohen për Dibrën që duan.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?