Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) u mblodh dje për të analizuar dhe diskutuar rrethanat dhe zhvillimet në vend dhe në parti.
Pas një shqyrtimi dhe diskutimi gjithëpërfshirës, anëtarët e Kryesisë Qendrore kanë arritur në konkluzione unanime lidhur me çështjet kryesore të mëposhtme:
1. Rruga e përshpejtuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian:
Kryesia Qendrore, duke konstatuar në bazë të analizave dhe informacioneve kredibile se në rajonin tonë po krijohet një dinamikë e re si mundësi unike për një rrugë të përshpejtuar për integrim të vendit në Bashkimin Evropian, nënvizon domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrimeve tona si shtet përmes ndryshimeve kushtetuese të cilat do të mundësojnë që të kapim këtë moment historik dhe të sigurojmë të ardhme evropiane për vendin tonë
2. Keqardhje për vetëlargimet:
Kryesia Qendrore konstaton dhe shpreh keqardhje të thellë për vendimin e pesë anëtarëve të kryesisë për vetëlargim nga Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, vendim që ata e morrën në mbledhjen e KQ në 1 Prill 2023
3. Zyrtarizimi i procesit zgjedhor në degët e BDI-së
Kryesia Qendrore ka zyrtarizuar vendimin për procesin e ardhshëm zgjedhor në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim që do të mbahet në 2 Korrik 2023
Këto zgjedhje brenda degëve të BDI-së që do të mbahen sipas parimit “një anëtar” një votë, do të shërbejnë si platformë për vendimmarrje kolektive dhe do të forcojnë më tej vlerat demokratike që e karakterizojnë partinë tonë.
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të punojë për progres, unitet dhe përkushtim të palëkundur ndaj parimeve që na kanë udhëhequr gjatë gjithë rrugëtimit të deritashëm.
Ne besojmë fuqimisht se duke përfituar nga mundësitë aktuale, do të vazhdojmë t’i prijmë vendit tonë, bashkë me partnerët e koalicionit, drejt integrimit evropian për të siguruar një të ardhme më të ndritur, stabilitet, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët, thuhet në kumtesën e BDI-së
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...