Koalicionet parazgjedhor që krijuan së fundmi janë krijuar për të rrënuar gjithçka që ka krijuar BDI.
Ata duan ta rrënojnë Ligjin për gjuhën shqipe, Ligjin për përdorimin e flamurit kombëtar, duan të devalvojnë dhe nënçmojnë mbi 25 mijë administratorët shqiptarë… Megjithatë, këtë nuk do ta arrijnë, ka thënë sonte ministri i Arsimit, Arbër Ademi në Alsat-M.
Ademi ka përmendur të arritur e BDI-së gjatë qeverisjes 2016-2020, ndërsa ka thënë se të gjitha projektet e mëdha kombëtar janë miratuar me iniciativë të BDI-së.
“Të gjitha temat e mëdha janë hapur dhe miratuar në Qeveri me propozim të BDI-së dhe asnjë propozim nuk ka ardhur nga partitë tjera që ishin pjesë e koalicionit qeveritar, si nga ASH më parë edhe nga Alternativa tani. Rritëm rrogën minimale, rrogat në shëndetësi, pensionet, sollëm Ligj për 22 Nëntorin… Madje, kemi edhe kryenegociatorin për integrime në Bashkimin Evropian shqiptar…”, tha Ademi, ndërsa ka lënë të kuptohet se partitë maqedonase kanë Strategji për të përçarë sa më shumë votën shqiptare.
Ne në kontinuitet kemi thënë se elektorati shqiptarë duhet të organizohet në dy blloqe politike dhe në këtë drejtim kanë qenë thirrjet tona. Megjithatë, ne besojmë fuqishëm se leksionin e vitit 2016 e kanë mësuar dhe jemi të sigurt se do të mbështetet fuqishëm oferta jonë politike”.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...