BDI propozon gjashtë drejtor të rinj

10:18 | 23 Korrik 2019
Arbresh.info

Bëhen të ditur emrat e propozuar për drejtorët e rin të BDI-së, pasi që javën e kaluar kryeministrit Zoran Zaev paralajmëroi ndryshim të dhjetëra drejtorëve, zëvendës të tyre dhe anëtarë të bordit.

Siç njofton “Alsat” në Ndërmarrjen Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura do të jetë Festim Halili, në Byroja për Furnizime Publike, Elvadina Dika, në Agjencinë për Investime të Huaja, Arben Vila, në Drejtoria Rrugët e Maqedonisë, Armir Sadiku, në Drejtoria e Klinikës së Gjinekologjisë, Ajrulla Mustafa, në Bankën për Zhvillim, Faruk Ismaili dhe në Zonave për Zhvillim Industrial dhe Teknologjik, Pajazit Lika.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme