Integristët presin që pas konstituimit të Kuvendit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev t’i ftojë në bisedime për formimin e shumicës së re parlamentare. Megjithatë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një intervistë për T7 nuk përjashtoi mundësinë e formimit të shumicës edhe me OBRM-PDUKM-në.
Zërat për rotacionin e pozitës së kryeministrit BDI edhe një herë i quajti si komente të analistëve, edhe pse si parti nuk do të kishin asgjë kundër një ideje të tillë. Osmani tha se propozimi i tyre për kryeministër ishte simbolike.
“Një prej sloganeve të fushatës e kishim Pse jo?, ashtu që Pse jo? Gjithçka është e mundur. Te çështja e kryeministrit më me rëndësi është simbolika se sa aspekti praktik. Në këtë mënyrë thyhen tabutë e pabarazisë në këtë vend. Unë mendoj se lirohen institucionet”’- deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në televizionin “Alfa” foli për tentimet e LSDM-së për t’i blerë deputet duke shtuar se mandatet e OBRM-PDUKM-së janë të sigurta dhe nuk mund të shiten. Megjithatë Mickovski nuk përjashtoi mundësinë që në vjeshtë vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Janë ofruar vlera me -6-7 shifra dhe jam i dëshpëruar se si ata e shohin politikën. I janë ofruar privilegje atyre dhe familjeve të tyre, por janë kundërshtuar në mënyrë brutale. Disa nga ata njerëz që kanë kërkuar blerjen e tyre kanë ardhur dhe kanë kërkuar falje më pas”-Hristijan Mickoski, Kryetar i OBRM-PDUKM-së
Por pohimet e tilla të Mickovskit i hodhi poshtë kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai tha se LSDM-ja nuk ka tentuar të blejë deputetë ndërsa tha se zgjedhje të reja nuk do të ketë. Spasovski ka shtuar se pret formimin e shpejtë të Qeverisë dhe se negociatat do të zhvillohen me parti pro-Evropiane. Nga ana tjetër koalicioni “Tash është koha” ka konfirmuar kontakte me partitë tjera për formimin e Qeverisë, por thonë se do të presin fillimisht BDI-në që ta realizojë sipas tyre premtimin e vetëm që kishin në zgjedhje.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...