Analistët vlerësojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të qartësojë pozitën e saj nëse edhe me vepra mbështet shumicën e re apo vetëm deklarativisht. Sipas tyre taktizimet e fundit të partisë së Ali Ahmetit kanë dëshmuar të kundërtën e asaj që thonë.
Alajdin Demiri konsideron se BDI-ja edhe pse ka dhënë nënshkrimet nuk është e sigurt në vete për Qeveri pa VMRO-DPMNE-në.
“Nuk ka mbështetje nga partitë shqiptare e posaçërisht nga BDI e cila natën është me VMRO-në e ditën me LSDM-në. Asnjë mbështetje reale, asnjë qëndrim real dhe asnjë përkrahje reale për formimin e qeverisë dhe parlamentit sepse qëndrimet e Ahmetit dhe BDI janë gjithë si të shohim, të ndreqim, të prishim. Janë të pa kuptimtë dhe jokonzistent”, deklaroi analisti Alajdin Demiri.
Analisti Arsim Sinani pohon nevojën që BDI të ndaj mendjen, me VMRO-DPMNE-në në histori apo me shumicën e re drejtë reformave të premtuara demokratike.
“BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti kanë dy opsione: ose të dërgojnë VMRO-në në muzeun e saj në anën e Vardarit ose bashkë me VMRO edhe Ali Ahmeti me strukturë të shkojnë në histori sepse në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do t’i ndëshkojnë dhe do të pësojnë debakël. Është zgjedhje e tij. Duhet të zgjedh mes shqiptarëve mes forcave demokratike apo me VMRO-DPMNE-në. Është zgjedhja e tij se çfarë do të bëj”, deklaroi analist Arsim Sinani.
Mitko Gaxhovski vlerëson se deri në këtë derexhe BDI-në e kanë sjellë deklaratat kundërthënëse të funksionarëve të saj.
“BDI në të kaluarën kishte qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme. Jo BDI si parti politike por njerëz të caktuar të kësaj partie. Ishmi dëshmitarë të qëndrimeve kundërthënëse të funksionarëve të kësaj partie. Sipas informatave të fundit, mendoj se pa dyshim edhe ata janë të qëndrimit për formimin e shumicës parlamentare bashkë më LSDM-në dhe partitë e mbetura”, tha analisti tjetër Mitko Gaxhovski.
Që kur BDI-ja vendosi që Zoran Zaevit t’ia jep nënshkrimet për mandatar, në opinion është akuzuar për qasje jo serioze në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re. Lidhur me këto akuza për taktizime, BDI-ja vazhdimisht zotohet se nuk do të luaj nga vendimi saj. /AlsatM/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...